E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmenët e Shkodrës vrasin frikën. Debat me opozitën për premtimet e saj

keti shkoderBiznesmenët e qytetit të Shkodrës diskutuan në një tryezë rreth programit të opozitës për bizneset.

Në qendër të debatit ishin propozimet për sistemin e taksave, favorizimi i investimeve, heqja e TVSH-së për makineritë dhe produktet ushqimore, si dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

Në një mesazh në rrjetin Twitter, Keti Bazhdari, e cila drejton një nga sipërmarrjet më të mëdha në Shkodër me rreth 500 punonjës, falënderon biznesmenët që thyen frikën dhe morën pjesë në takim,in me kandidatët e opozitës.

Faleminderit biznesmenëve shkodranë, që pavarësisht shantazheve të ulëta nga administrata tatimore, iu bashkuan takimit tonë të sotshëm! shkruan Bazhdari, e cila ishte dhe një nga organizatoret e takimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›