Biznesmeni Fisheku, nën prangat e policisë

Pas një operacioni të Task-Forcës është arrestuar sot biznesmeni Vladimir Fisheku, i njohur si sipërmarrësi i kompanisë së naftës “Fisheku”.
Hetimet janë kryer prej kohësh nga Prokuroria ndersa biznesmeni i cili operon prej vitesh ne Shqiperi ka marre masen sot.
Lajmi konfirmohet per "Ora News" nga burimet e policisë, kjo ne lidhje me aferrat e tij korruptive. Në pranga kane rënë dhe biznesmenë, punonjës tatimesh e doganash.
Fisheku është i njohur për aktivitetin e tij në biznesin e naftës dhe pikërisht abuzimi me naftën e shtetit duket se është ndalur nga ana e uniformave blu, të cilat prej disa kohësh kanë qenë në vëzhgim të biznesmenit dhe veprimeve të tij në këtë biznes.