Lista me 110 emrat e ish-të dënuarve që marrin paratë
11/03/2011 Depozitat bankare mund të kërkohen nga të interesuarit deri në 3 vjet nga çelja e tyre
Publikohet lista me 110 emrat e personave që do të marrin paratë që u takojnë nga fondi i dëmshpërblimit për vitet e burgut. Gazeta “Metropol” bën të njohur emrat e këtyre personave, për të cilët ka përfunduar çdo lloj verifikimi i dokumentacioneve dhe janë gati të marrin paratë që u takojnë sipas ligjit. Lista zyrtare bëhet publike nga sektori përgjegjës për ndarjen e fondit për ish-të përndjekurit, pranë Ministrisë së Financave. Sipas procedurave të hartuara, brenda dy javësh këta persona do të marrin dëmshpërblimin e tyre në llogaritë personale që kanë hapur pranë bankave të nivelit të dytë. Aktualisht vijon ndarja e parave të dëmshpërblimit sipas ligjit, e cila jepet për një pjesë të përfitimit. Shuma e të hollave mund të tërhiqet nga vetë ish-të dënuarit ose në rast se ata nuk jetojnë më, ajo tërhiqet vetëm nga familjarët e tij si bashkëshorti/ja ose fëmijët. Nëse asnjë prej tyre nuk është gjallë, fondet i kthehen buxhetit të shtetit. Depozitat bankare që çelen në emër të ish-të dënuarit politikë bëhen të disponueshme brenda një jave nga çelja e tyre. Depozitat e çelura sipas nenit 15 të ligjit mund të kërkohen nga të interesuarit deri në 3 vjet nga çelja e tyre. “Kur brenda 3 vjetëve pranë bankës nuk paraqitet asnjë i interesuar, apo kur të interesuarit nuk plotësojnë kriteret e caktuara sipas nenit 14, llogaria transferohet drejtpërdrejt në Thesarin e Shtetit sipas një rakordimi paraprak të kryer nëpërmjet bankës së nivelit të dytë dhe Ministrisë së Financave”, - theksohet në ligj. Ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë do të përfitojnë 2 mijë lekë për çdo ditë burg. Ndërkohë ata që kanë qenë të internuar ose të rrethuar në tela me gjemba nga viti 1944 deri në vitin 1954 do të përfitojnë nga 1 mijë lekë për çdo ditë burg. Qeveria ka parashikuar një shtim të fondit për kompensimin e viteve të burgimit për ish-të dënuarit deri në vitin 2012. Sipas të dhënave të kuadrit makroekonomik, që ka marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave parashikohet që në vitin 2011 dhe 2012 kjo shumë të rritet nga 2 miliardë që është aktualisht, në 3 miliardë lekë