Patentat, sistem me pikë për përsëritjen e gabimeve
11/03/2011 Masat për edukimin e drejtuesve të automjeteve do të zbatohen deri në 2014-ën
Kërkimet në lidhje me aksidentet kanë treguar që drejtuesit e rinj dhe pa eksperiencë përfshihen shpesh në aksidente serioze në rrugë. Për të përmirësuar situatën dhe për të parandaluar aksidentet në të ardhmen, kërkohet që sistemi ekzistues i pajisjes me leje drejtimi të drejtuesve të mjeteve duhet të përmirësohet dhe harmonizohet në përputhje me praktikat më të mira në Bashkimin Evropian. Baza për këtë amendim duhet të jenë Direktivat e BE -së mbi lejet e drejtimit. Në Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore parashikohet të kryhet përmirësimi i edukimit të drejtuesve të mjeteve në autoshkolla. Të gjitha procedurat dhe materialet e trajnimit duhet të rishihen nga pikëpamja e kërkesave të sigurisë rrugore dhe të përafrohen me ato të BE-së. Gjithashtu parashikohet vendosja e një sistemi me pikë penalizuese, i cili ka pasur sukses veçanërisht për arsyen se penalizon drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat në mënyrë të përsëritur duke ulur edhe mundësinë dhe shifrat e aksidenteve.
Masat penalizuese
Një ndër masat e parashikuara është vendosja e një kodi identifikimi të autoshkollës, në lejen e drejtimit, apo futja e një sistemi të ri për lejet e drejtimit duke përfshirë programin e heqjes së pikëve. Drejtuesi i mjetit që pajiset për herë të parë me leje drejtimi mjeti duhet ti nënshtrohet një periudhe prove për të paktën dy vjet, me qëllim testimin e tij në lidhje me njohuritë e marra dhe me sjelljen përkatëse. “Kjo do të thotë që në rast të neglizhencës serioze të rregullave të qarkullimit rrugor, d.m.th. në rast të tejkalimit të shpejtësisë dhe drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, gjykata duhet ti heqë lejen e drejtimit këtij drejtuesi, nëpërmjet një procedure shumë të thjeshtuar. Kjo mund të bëhet në kombinim me sistemin e pikëve penalizuese”, - thekson Flamur Mullisi, specialist pranë Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në MPPT. Gjithashtu, një tjetër masë është edhe monitorimi i drejtuesve të rinj të mjeteve dhe ndërhyrja e shpejtë në raste sjelljesh agresive dhe të rrezikshme, apo ngritja e sistemit të edukimit dhe përgatitjes ekstra të drejtuesve të mjeteve. Nga ana tjetër po punohet për aktivizimin e sistemit të kufizimit për drejtuesit e rinj të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë Kodin Rrugor, siç është toleranca “zero” për përqindjen e alkoolit në gjak, si dhe eliminimi i sjelljeve korruptive në lidhje me testimin e kandidatëve për drejtues mjeti.
Sistem kombëtar pikësh penalizuese
Futja e sistemit kombëtar të pikëve penalizuese ka pasur shumë sukses në vende të ndryshme të Evropës. Në disa vende është arritur ulja e numrit të aksidenteve me anën e këtij sistemi. Ky sistem ka sukses veçanërisht për arsyen që penalizon pikërisht drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat në mënyrë të përsëritur. Do të kishte efekt edukativ nëse do të kërkonte trajnim të mëtejshëm me qëllim rikuperimin e pikëve të humbura. Disiplina e drejtuesve të mjeteve do të shtohet ndjeshëm edhe nga fakti që autoritetet përkatëse do të kenë të drejtë të revokojnë lejen e drejtimit pas përsëritjeve të shkeljeve. Për këtë si vend pjesëmarrës i SEETO-s duhet të prezantohet sistemi i pikëve penalizuese deri në vitin 2015. Objektivi i harmonizimit duhet të arrihet të paktën për:
• Kategorizimin e lejeve për drejtim mjeti;
• Kushtet për lëshimin e lejeve të drejtimit, mosha minimale për kategoritë e ndryshme;
• Testet;
• Drejtuesit profesionistë (edukimi bazë dhe shtesë);
• Standardet minimale të gjendjes fizike dhe mendore;
• Minimizimi i mundësive për sjellje korruptive;
• Një kod i autoshkollës i treguar në lejen e drejtimit të automjetit.