Krimet e Renda, leter-porosi Aldo Bares per nisjen e procesit
Gjykata e Krimeve te Renda do t'i drejtohet serish Aldo Bares, ne lidhje me procesin gjyqesor qe ka nisur ne vendin tone. Dje trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari ka vendosur qe te njoftoje te pandehurin, ne lidhje me nisjen e procesit ne ngarkim te tij. I pandehuri i arrestuar ne Turqi, do te pyetet nese eshte dakord qe te gjykohet ne mungese, si dhe nese deshiron qe te kete mbrojtes apo jo. Kjo eshte e disata here qe autoritet shqiptare kane njoftuar Baren, per nisjen e procesit gjyqesor. Ai ose nuk ka kthyer pergjigje per lajmerimin e tij, ose nuk ka pranuar qe te gjykohet ne mungese. Bare akuzohet nga drejtesia shqiptare si kreu i "Bandes se Lushjes". Mbi te, rendojne disa akuza si "krijimi i organizates kriminale", "vrasje me dashje", "shkaterrim prone"etj. Bare u arrestua ne Ankara te Turqise, per vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike". Gjykata e Larte turke, vendosi ekstradimin e Bares ne vendin tone, nderkohe qe vete ai kundershtoi, duke u shprehur se ne Shqiperi do ta vrasin.
R.C
R.C