Rama: Berisha nuk mund të mbajë dot me pahir pushtetin e grabitur
Kreu i PS-së: Askush nuk na ndal nga misioni ynë për të mbrojtur demokracinë në Shqipëri
Një ditë nga fillimi i procesit të ankimeve në Kolegjin Zgjedhor, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Sali Berisha. Kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha nuk mund të mbajë dot me pahir pushtetin e grabitur. Rama tha se Partia Socialiste është e vendosur që të mbrojë me çdo kusht demokracinë në Shqipëri. Kreu i PS-së ka lëshuar akuza të ashpra edhe në drejtim të të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarit të këtij institucioni Arben Ristani dhe kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një deklarate për shtyp, Rama e cilësoi KQZ-në si vegël që po keqpërdoret nga Berisha, për të dhunuar rezultatin e zgjedhjeve dhe për të mbajtur me pahir pushtetin që ai ka grabitur. Duke komentuar zhvillimet e djeshme në KQZ për rishikimin e mandatit të 9-të të PS-së në qarkun e Fierit, Rama tha se KQZ-ja e drejtuar nga Sali Berisha po vazhdon ende të manifestojë forcën e verbër të një pushteti që kërkon me patjetër të grabisë çfarë të mundet e sa të mundet për të qëndruar në këmbë.
KQZ-ja
Rama theksoi se vërtet numrat e KQZ-së janë në dorën e kryeministrit Berisha, megjithatë fati i demokracisë në Shqipëri është në dorën e Partisë Socialiste. Ai përsëriti se asnjë forcë nuk do të mund të ndalë Partinë Socialiste në detyrimin e saj të patjetërsueshëm për të të mbrojtur demokracinë. “Numrat në KQZ janë në duart e Sali Berishës, por fati i demokracisë në Shqipëri është në duart tona. KQZ-ja e Sali Berishës mund ta marrë zvarrë procesin zgjedhor e ta degjenerojë deri në fund për të grabitur gjithë çfarë të mundë për llogari të Sali Berishës, por s’ka asnjë forcë që ta ndalë Partinë Socialiste në detyrimin e saj të patjetërsueshëm për të mbrojtur demokracinë, duke përdorur lirinë që as na e ka dhënë e as na e merr dot Sali Berisha. Gjithçka që Sali Berisha ka marrë e mund të marrë deri në fund në rrugë të paligjshme, në shkelje të plotë të ligjit e të së drejtës tonë për të qenë të barabartë përpara ligjit, ne do ta rimarrim në rrugën e ligjshme të një force të madhe politike të grabitur në të drejtën e saj, duke mos ngurruar të përdorim çdo mjet që liria e demokracia ia japin njerëzve kur pushteti u mohon të drejtën e barazisë përpara ligjit. Dhe askush nuk duhet ta harrojë se jemi forca më e madhe e politikës shqiptare”, tha Rama.
Koalicioni
Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar të sulmojë koalicionin qeverisës midis PD-së dhe LSI-së. Sipas kryetarit të PS-së, ky koalicion u formua ngutshëm vetëm e vetëm që të mos lejohej hapja e kutive të votimit në qarkun e Beratit, Tiranës dhe të Shkodrës. Rama akuzoi Berishën se ka frikë nga vullneti i shprehur nga populli shqiptar, vullnet i cili gjendet në kutitë e votimit. Sipas kreut të PS-së ishte kjo arsyeja, që kryeministri Berisha i shtriu dorën me përulësi kreut të LSI-së Ilir Meta për formimin e qeverisë së re. “Shqipëria e shqiptarët po e shohin dhe po e kuptojnë përditë se pushteti shtatanik i çiftit të ri të politikës së vjetër lindi me ngut të rrufeshëm pikërisht për të ndaluar zbardhjen e krimit elektoral të 28 qershorit, për ta vënë nën presionin e një pushteti të ri të gjithë procesin e ankimimeve tona apo të kujtdo tjetër që kërkon transparencë, për të mos lejuar që të hapen kutitë e Beratit, Tiranës, Shkodrës apo edhe të qyteteve të tjera, ku të tjera subjekte të dëmtuara kërkuan rinumërime. Sepse nga hapja e kutive populli mund të shohë qartë atë që Sali Berisha kërkon të fshehë me çdo kusht duke arritur deri në pikën që t’i kërkojë dorën me përulësi Ilir Metës”, vijoi kreu i PS-së.
Reagimi i PD-së: Rama po fsheh humbjen, duke trilluar dhe shpifur
Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Zëdhënsja e PD-së Erla Mëhilli tha se Rama po përpiqet të fsheh humbjen që ka pësuar, duke vazhduar me sulme në drejtim të KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Mëhilli sqaroi se procesverbalet dhe tabelat e rezultateve të rretheve Berat, Shkodër dhe Tiranë kanë firmat e të gjithë komisionerëve të PS-së të të gjitha niveleve. Zëdhënsja e PD-së ju kundërpërgjigj gjithashtu Ramës, duke theksuar se Partia Demokratike nuk ndërhyn në problemet e brendshme të PS-së edhe në rast se Rama do të padisë vëzhguesit dhe komisionerët e partisë së tij. Mëhilli foli gjithashtu edhe për akuzat në drejtim të kreut të KQZ-së Arben Ristani. “Lidhur me sulmet e Edi Ramës ndaj kryetarit të KQZ-së Z.Ristani, i cili ka kryer me integrit të lartë detyrën e besuar, informojmë opinionin publik se midis 3 kandidaturave të paraqitura nga PD për këtë post është Edi Rama që ra dakord për z.Ristani, ndaj dhe sulmet e tij nuk janë tjetër vecse një rrugaçëri dhe pafytyrësi politike. I kujtojmë zotit Rama ndonëse ai është sot në krye të PS-së dosjet e korrupsionit të tij të hartuara nga ministrat e PS-së dhe që janë sot eksponent kryesor të kësaj partie gjenden në Prokurori”, vijoi Mëhilli. Duke folur për ankesën e PDI-së për mandatin në Fier, zëdhënsja e PD-së tha se Partia Demokratike do mbështesë këtë ankesë, pasi numërimi i votave në 2 qendrat e Libofshës është bërë në mungesë të komisionerëve dhe vëzhguesve të PD-së dhe PDI-së, ndërkohë që komisionerët socialist kanë bërë manipulimin e procesit. Mëhilli tha se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duhet të heq dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimarrëse për procesin zgjedhor, ndërkohë që theksoi se Partia Demokratike shpreson se Kolegji Zgjedhor do të marrë një vendim të drejtë ligjor mbi bazën e një gjykimi objektiv dhe të paanshëm.
21 Korrik 2009