Biznesmeni Rezart Taçi merret zyrtarisht i pandehur
10/12/2009 Pronari i ARMO-s u paraqit në Prokurori. Nuk pranon të flasë, pretendimet në gjykatë
TIRANE- Rezart Taçi, bosi i ARMO-s si dhe njeriu që dyshohet se ka goditur në ambientet e një lokali gazetarin Mero Baze, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës”. Për t’u njohur me këtë akuzë biznesmeni Taçi është paraqitur dje rreth orës 12:10 në Prokurorinë e kryeqytetit, ku prokurori i çështjes Gjergji Tako dhe oficeri i Policisë Gjyqësore Sokol Mysliu, në prani të avokatit mbrojtës Maksim Haxhia i kanë komunikuar akuzën Rezart Taçit, procedurë kjo që juridikisht e shpall pronarin e kompanisë “Taçi Oil” të pandehur. Mësohet se procedura ka zgjatur rreth 10 minuta, ku pas leximit të akuzës nga ana e prokurorit, i pandehuri nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë lidhur me hetimet, por ka firmosur aktakuzën duke u shprehur se pretendimet e tij do i thotë në gjykatë. Menjëherë pas këtyre fjalëve, Rezart Taçi ka dalë nga zyra e prokurorit, ku i shoqëruar edhe nga disa bodigardë ai është larguar shumë shpejt. Ndërkohë pritet që ditën e sotshme e njëjta procedurë do të ndodhë edhe me dy shoqëruesit Irgen Selfo dhe Bledar Lilo, të cilët ashtu si dhe vetë biznesmeni akuzohen për goditje për shkak të detyrës ndaj gazetarit Mero Baze. Në deklarimet e tij, në momentin e arrestimit, biznesmeni i kompanisë “Taçi Oil”, është shprehur përpara grupit hetimor se nuk e kishte goditur asnjëherë gazetarin Baze, përkundrazi ai ishte përpjekur që të ndante sherrin, që lindi midis dy punonjësve të kompanisë “Taçi Oil” dhe Bazes. Mirëpo ky i fundit ka insistuar se në sherr e sipër, vetëm biznesmeni e kishte qëlluar disa herë atë. Lidhur me ngjarjen, gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre agresorët, vendim ky që u quajt mjaft i tepruar nga mbrojtësit ligjore, por edhe nga opinioni publik.
Goditja e Bazes
Ngjarja e paprecedent ndodhi në mbrëmjen e 2 nëntorit në një lokal në zonën e bllokut. Biznesmeni së bashku me dy punonjësit e tij ushtruan dhunë ndaj gazetarit Mero Baze. Menjëherë pas denoncimit policia arrestoi dy punonjësit, ndërsa vetë Taçi u shpall në kërkim nga policia për t’u vetëdorëzuar vetëm pasi gjykata e Tiranës vendosi për të masën e sigurisë arrest me burg. Ngjarja e rëndë ngjalli reagimin komunitetit ndërkombëtar, ndërsa shoqatat e gazetareve protestuan para Kryeministrisë.
Neni 237
Vepra penale e goditjes për shkak të detyrës përcaktohet qartazi dhe prerë në nenin 237 të Kodit Penal. Sipas përkufizimit të saj, goditja ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet heqje lirie. Sipas studimit të materialit të administruar nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se biznesmeni Taçi, e ka konsumuar këtë nen së bashku me dy punonjësit e tij.
Baze goditi me tavëll
Avokati Haxhia ka thënë në gjykatë, se sherri midis dy punonjësve të kompanisë “Taçi Oil” dhe gazetarit Mero Baze, ka lindur si pasojë e provokimeve të këtij të fundit. Mësohet se pas shkëmbimit të fjalëve të ndërsjella, Baze ka qëlluar me një tavëll duhani, shtetasin Irgen Selfo. Si pasojë e kësaj, Selfo ka marrë një plagë të lehtë në buzë. Ky veprim ka shërbyer si shkëndijë e sherrit, ku si kundërpërgjigje dy punonjësit e kanë qëlluar me grushte gazetarin Mero Baze. Ky i fundit ka denoncuar në polici ngjarjen e rëndë.