E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana Bank: Fitimi 4.9 milionë euro

10/12/2009  Nëntë mujori

Tirana Bank ka treguar një performancë mjaft të mirë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2009. Fitimi para taksës ka arritur 4.9 milionë euro duke shënuar një rritje të rëndësishme, krahasuar me tremujorin e kaluar, ndërsa provigjionet janë rritur në 3.7 milionë euro. Kjo është një rritje prej 54 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Pavarësisht problemeve të krijuara nga kriza globale, Tirana Bank ka arritur të mbajë kreditë me probleme në nivel të ulët prej 5.24 për qind të portofolit të kredisë, e cila është më e ulët se ajo e sistemit bankar në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit të Tirana Bank, ajo vazhdon të mbështesë klientët e saj me kredi për individë dhe biznese, falë likuiditetit të lartë dhe kapitalit të lartë të mjaftueshmërisë 16.5 për qind. Raporti kredi dhe depozita ka qenë në nivelin 103 për qind në fund të muajit shtator 2009. Tirana Bank do të çelë këto ditë 2 degë të reja, pranë dy qendrave të reja tregtare në kryeqytet, duke e çuar në 47 numrin e degëve anembanë vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›