E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji dhe Ylli Pinari prane lirimit

/ /

Kjo gjykate vendosi te ktheje ne Gjykaten e Tiranes per rigjykim kerkesen per lirimin e tre te arrestuarve te dosjes Gerdeci Mihal Delijorgji Ylli Pinari e Sokol Ngjeci. Sipas Gjykates se Larte trupi gjykues qe do shqyrtonte kete ceshtje duhet te llogarite kohen qe Delijorgji Pinari dhe Ngjeci kane kaluar ne qeli. Nese kjo kohe ka kaluar afatin njevjecar atehere afatet e gjykimit te kesaj ceshtjeje duhet te konsiderohen te perfunduara dhe si rrjedhoje masa e sigurise arrest me burg ndaj tre personave humb fuqine ligjore. Prokurori Artur Selmani gjate seances se djeshme pohoi para gjykates se pretendimet e te arrestuarve dhe mbrojtjes se tyre per heqjen e mases se sigurise duhet te rrezohen. Prokurori argumentoi se pretendimet e avokateve per mosllogaritjen e gjashte muaj e tri diteve paraburgim te kryera nga te arrestuarit mungesa e argumenteve konkrete per kete llogari te quajtur te gabuar si dhe mungesa e bazueshmerise ligjore te kerkeses se mbrojtjes jane shkaqet pse duhet te mbetet ne fuqi vendimi i Gjykates se Tiranes dhe ai i Apelit per mbajtjen ne burg te te arrestuarve. Pas paraqitjes se pretendimeve prokurori u pyet nga gjyqtaret e ceshtjes nese afati i paraburgimit per te arrestuarit kishte nisur te llogaritej nga momenti qe atyre u kishte nisur gjykimi ne Gjykaten e Tiranes apo nga momenti kur dosja ishte dorezuar prej prokurorise ne Gjykaten e Larte. Prokurori Selmani argumentoi se ne rastin konkret llogarite e diteve te kaluara ne paraburgim nga Delijorgji Pinari e Ngjeci ishin numeruar drejt duke filluar nga koha kur dosja e tyre kishte nisur shqyrtimin ne Gjykaten e Faktit. Prokurori tha se me te drejte nuk ishin marre parasysh ne kete llogari afatet e paraburgimit te pezulluara per te pandehurit. Pas kesaj fjalen e mori avokati Bashkim Asllani i cili pohoi se Gjykata e Tiranes me vendimin e saj ndermjetes te dates 23 korrik dhe Apeli me date 6 gusht kishin vepruar gabim pasi masa e sigurise per 3 te denuarit e kishte humbur fuqine. Sipas tij pezullimi i afateve te paraburgimit ne mjaft raste nga gjykata ishte bere ne menyre te padrejte pasi ndeshkimi ishte kolektiv dhe ndikonte mbi te gjithe te pandehurit. Gjyqtari Besnik Ymeraj sqaroi se me nje vendim te meparshem Gjykata e Larte kishte sqaruar se edhe ne rastet kur behet shkak ndonje i pandehur apo mbrojtja e tij per moszhvillimin e seances atehere ndeshkimi per shkak te pezullimit te afateve te paraburgimit eshte kolektiv. Por duke vazhduar me tej avokati Hasani pohoi se Gjykata e Tiranes kishte vepruar gabim ne pezullimin e 39 diteve paraburgim per te arrestuarit e Gerdecit nga 26 korriku deri me 3 shtator te ketij viti. Avokati pohoi se ne vendimin e ndermjetem gjykata kishte argumentuar se kjo behej per shkak te pushimeve te veres qe ne fakt parashikohen nga ligji per Gjyqesorin dhe gjithe administraten shteterore. Nderkohe seanca e gjyqit te Gerdecit me 26 korrik deshtoi per mosparaqitjen e njerit prej avokateve te kesaj ceshtjeje dhe jo per faj te gjykates a prokurorise. Avokatja Edlira Kokona mbrojtese e Delijorgjit pretendoi dje ne gjyq se afati ligjor njevjecar per gjykimin e ceshtjes ndaj te akuzuarve duhet te nise te llogaritet qe nga data 13 mars e vitit 2009 dhe jo nga 11 qershori 2009 kur ceshtja u dorezua ne Gjykaten e Tiranes. Avokatja tha se Gjykata e Larte me kete ceshtje duhet te krijonte nje vendimmarrje te qendrueshme dhe te bente nje llogaritje korrekte pasi klientit te saj Mihal Delijorgji i kane perfunduar afatet e paraburgimit prej dy muajsh. Avokatja kerkoi nga gjykata qe nese nuk do lironte klientin saj te pakten ta rikthente ceshtjen per rigjykim ne Gjykaten e Faktit me detyra konkrete. Gerdeci te arrestuarit ankese per afatet e gjykimit

TIRANE - Mihal Deliojorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci u ankuan ne Gjykaten e Tiranes me date 27 korrik te ketij viti per perfundim te afatit ligjor per gjykimin e dosjes Gerdeci. Sipas tyre afatet e paraburgimit duhet te llogariteshin qe nga data 13 mars e vitit 2009 ne momentin qe dosja u dorezua ne Gjykaten e Larte. Pra e thene ndryshe afati njevjecar ligjor i gjykimit te ceshtjes kishte perfunduar dhe per pasoje ata duhet te liroheshin nga qelia para 6 muajsh e tri ditesh. Kurse trupi gjykues qe gjykon dosjen e tyre ua rrezoi kete kerkese me argumentet se afatet e gjykimit duhet te fillonin nga data 11 qershor 2009 kur kjo gjykate mori ne dore dosjen. Ne vendimin e ndermjetem te shpallur me 27 korrik 2010 gjykata u shpreh qe edhe nese afatet do llogariteshin nga 13 marsi 2009 atehere serish afati njevjecar nuk eshte permbushur pasi nje pjese e mire e kohes eshte pezulluar. Per pasoje gjykata rrezoi kerkesen e mbrojtjes dhe te te arrestuarve per lirimin e tyre per shkak te humbjes se efektit te mases se sigurise ndersa kete vendim e la ne fuqi Apeli me date 6 gusht. Gjykata e Larte dje pas tri seancash te deshtuara vendosi ta rikthente ceshtjen ne Fakt per rigjykim. fa.ma. Trupi gjykues

Gani Dizdari
Besnik Ymeraj
Fatos Lulo
Andi eliku
Majlinda Andrea

Fatos Mahmutaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›