Arratiset porositesi i 8 kg kokaine
Ne nje konference shtypi me pranine e disa mediave Prokuroria e Krimeve te Renda deklaroi se dy persona ishin arrestuar pas sekuestrimit te 8 kileve kokaine qe u gjeten ne kontejnerin me mallra ushqimore i cili ishte nisur nje muaj me pare nga qyteti Santa Cruz i Bolivise. Ajo qe nuk u tha ne konference shtypi eshte se dy persona te tjere qe i kane shpetuar arrestimit jane shpallur tashme ne kerkim. Njeri prej tyre biznesmen dyshohet se eshte personi qe kishte kryer pagesen me te cilen ishte blere kokaina e bllokuar ne Tirane. Aksioni per kapjen e kokaines me vlere 500 mije euro eshte koduar me emrin Kontejneri Latin per shkak te origjines se droges. Kontejneri qe u zbulua ne Tirane vec droges ka pasur edhe rreth 150 mije euro mallra ushqimore me te cilat ishte mbushur per te fshehur pranine e kokaines. Prokuroria per Krime te Renda beri te ditur se ne bashkepunim me Drejtorine Kunder Narkotikeve te
Policise se Shtetit permbyllen hetimin nje mujor duke sekuestruar sasine e kokaines dhe arrestuar biznesmenin Eduard Pelushi 37 vjec e 23-vjecarin Ergys Salku. Sipas burimeve Pelushi administrator i firmes Pesjaka qe merret me import-eksport mallrash kryesisht nga Amerika Latine eshte njeri prej pritesve ndersa nje tjeter biznesmen qe dyshohet se ka paguar ngarkesen e mberritur ne Shqiperi eshte shpallur ne kerkim pasi i shpetoi arrestimit.
ZBULIMI
Ngarkesa me kokaine e cila u bllokua ne Tirane ishte zbuluar nje muaj me pare pas nisjes se kontejnerit nga Santa Cruz ne momentin e kalimit nga porti i Roterdamit ne La Valeta e me pas per ne Durres. Pas zbulimit te droges qe ishte fshehur ne paletat e nje ngarkese me thase orizi prokuroria holandeze ka vene ne dijeni policine dhe prokurorine shqiptare se kontejneri ishte destinuar per ne Durres. Droga e forte eshte zbuluar nga skaneri ne portin holandez ne momentin kur kontejneri po zhvendosej nga anija me te cilen kishte ardhur nga Bolivia ne anijen qe do te nisej ne drejtim te Maltes per ne Shqiperi. Gjate tranzitimit te ngarkeses nga Roterdami ne La Valeta te Maltes dhe deri ne mberritjen ne Durres u mbajten komunikime te vazhdueshme dhe kembim informacioni mes autoriteteve holandeze malteze dhe Zyres se Marredhenieve Jurdiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme. Organet qe po kryenin hetimet autorizuan lejimin e metodes se posacme te dorezimit te kontrolluar ne mbeshtetje te protokollit te dyte shtese te Konventes se Keshillit te Europes Per ndihmen e ndersjelle juridike ne fushen penale.
TE ARRESTUAR
Eduard Pelushi 37 vjec administrator i firmes Pesjaka
Ergys Salku 23 vjec
2 persona te tjere ne kerkim njeri biznesmen porositesi i kokaines
SEKUESTRUAR
8 kilograme kokaine me vlere 500 mije euro
Kontejneri me mallra ushqimore me vlere 150 mije euro
Etleva Delia