Strasburgu Ekstradimi i Rrapos ne SHBA jo pa vendim perfundimtar
TIRANE - Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg pezulloi ekstradimin e Almir Rrapos drejt SHBA-se te pakten deri 15 dite pas dhenies se nje vendimi ne Gjykaten e Larte. Vendimi i Strasburgut u be i ditur dje nga avokati Ardian Visha mbrojtesi ligjor i Almir Rrapos ish-punonjesit te Ministrise se Jashtme te akuzuar nga drejtesia amerikane per disa vepra te renda penale. Nderkohe sot mbrojtesi Visha pritet te depozitoje ne Gjykaten e Tiranes nje kerkese padi me objekt shuarjen e mases se sigurimit arrest me burg ndaj Rrapos per shkak te tejkalimit te afateve te paraburgimit ndaj tij. Referuar vendimit te Strasburgut shteti shqiptar pengohet te ekzekutoje vendimin e 1 nentorit te Gjykates se Apelit Tirane per ekstradimin e Rrapos drejt Shteteve te Bashkuara. Une ju shkruaj per tju informuar se ne 2 nentor 2010 presidenti i Seksionit vendosi zgjatjen deri ne perfundim te pesembedhjete diteve nga njoftimi i vendimit te Gjykates se Larte te masave te perkohshme te diktuara nga rregulli 39 i Rregullave te Gjykates ne 12 tetor 2010 thuhej ne nje korrespodence te Gjykates se Strasburgut me avokatin Visha ku behej i ditur vendimi. Ne korrespondencen ne fjale nga ana e Strasburgut kerkohej nje kopje e rekursit te Rrapos drejt Gjykates se Larte. Ky verdikt i Strasburgut pritej pas dhenies se vendimit ne Apel. Kjo per shkak se nje vendim i meparshem ne 12 tetor ngriu ekstradimin e Rrapos ne nje afat prej 10 ditesh pas vendimit te Apelit. Ne keto dite Strasburgu do te shqyrtonte nese Almir Rrapo ndodhej para rregullit nr.39 te Rregullave te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Behet e ditur se kerkesat ne kete rregull bazohen ne rastet kur zbatimi i nje vendimi gjykate mund te rrezikoje jeten e personit. Ne kerkesen e pare drejt Strasburgut mbrojtesit e Rrapos pretenduan se garancia e jetes per klientin e tyre ne vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare nuk ishte zbatuar dhe se demi do te ishte i pariparueshem nese do te ekzekutohej ekstradimi. Kjo per shkak se referuar akuzave ekziston mundesia qe ai te denohet me vdekje nga drejtesia amerikane. Almir Rrapo u arrestua ne dy korrik ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane. Ai akuzohet nga drejtesia e Shteteve te Bashkuara per nje sere veprash te renda penale mes te cilave edhe vrasje grabitje dhe trafik te narkotikeve. ar.ba