Vlore Apeli le ne burg mafiozin italian Albino Prudentino
VLORE- Gjykata e Apelit le ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare duke lene ne burg mafiozin italian Albino Prudentino.
Vendimi u mor gjate seances se zhvilluar paraditen e sotme. Avokati mbrojtes i italianit theksoi menjehere pas dhenies se vendimit se do te revokoje masen e sigurise.
Bosi i organizates mafioze Sacra Corona Unita u arrestua disa jave me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore.
Arrestimi i 59 vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita.
Pas arrestimit te mafiozit italian Albino Prudentino ne Shqiperi Prokuroria e Vlores nisi sekuestrimin e pronave te tij ne Tirane dhe Vlore. Prokuroria vuri ne sekuestro resortin Muza Park ne Mullet te Tiranes ish resorti Artur si dhe restoranti ne pronesi te eksponetit te organizates Sacra Corona Unita ne Vlore i njohur si Piazza Italia.
Ndaj Prudentinos Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdherin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian.
Albino Prudentino nje nga figurat e njohura te Mafias italiane njihet per kontrabanden e cigareve dhe kohet e fundit edhe trafikun e droges ne bashkepunim me rrjete te fuqishme te trafikut jo vetem ne Itali por edhe ne Ballkan.
Lidhjet e Prudentinos me familjen e Ministres Bregu
Albino Prudentino dhe djali i tij Angelo rezultojne te kene patur lidhje edhe me shtetas shqiptare ne bizneset e tyre. Pak dite me pare Gazeta Shqiptare zbuloi se e motra e ministres se Majlinda Bregut Ornela Bregu dhe bashkeshorti i saj Ervis Gjecaj figuruan te jene bashkepunetore te Angelo Prudentinos djali i Albinos ne nje prej kompanive te tij.
e.n/BalkanWeb