Biznesmeni nga Vitia rrahet në stacionin e policisë

Viti, 28 gusht - Si pasojë e një mosmarrëveshje lidhur me një kontest pronësor, Bahri Sahiti ka pasur një konflikt fillimisht verbal e pastaj edhe fizik me një inspektor komunal. Që të dy më pas janë ndaluar në polici, por Bahri Sahitit i ka ndodhur diçka e pazakontë. Ai është rrahur brenda stacionit të policisë, por jo nga policët e këtij stacioni. Pasi është futur në një nga zyrat e policisë dhe është lënë vetëm nga policia, kanë arritur dy persona civilë, njëri nga të cilët e ka sulmuar dhe ia ka gjakosur hundët. Sahiti, thotë se është sulmuar nga dy truprojat e kryetarit të Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi. Por policia e Vitisë ka pasur një rrëfim tjetër për këtë ngjarje. Fillimisht nëpërmjet një komunikate shtypi, policia ka thënë se viktima është sulmuar nga një i afërm i inspektorit komunal. Por më pas komandanti i stacionit, Afrim Halili, ka thënë se nuk e dinë se kush janë personat, të cilët kanë sulmuar Bahri Sahitin, ngase me procedurë të rregullt janë lëshuar nga arresti menjëherë. Por Bahri Sahiti është i bindur se ata janë truprojat e kryetarit të komunës dhe i identifikon me emra.
Policia ka pranuar se ky është një skandal, ngase një civil hyn në stacionin policor dhe rrah të arrestuarin.
Policia ka pranuar se ky është një skandal, ngase një civil hyn në stacionin policor dhe rrah të arrestuarin.