Shpërthim në Zubin Potok, dëmtohen dy vetura të Policisë së Kosovës

Zubin Potok, 28 gusht - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Zubin Potok, me ç’rast janë dëmtuar tri vetura, dy prej të cilave të Policisë së Kosovës, ndërkohë që të lënduar nuk ka pasur, kanë thënë zyrtarë të policisë rajonale të Kosovës në Mitrovicë, njofton RTV21.
Sipas zëdhënësit Besim Hoti, incidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës dy të mëngjesit, me ç’rast janë dëmtuar një xhip “Mercedes” dhe një “Golf 6”, ndërsa në largësi prej 40 metrash nga vendi i shpërthimit është djegur tërësisht edhe një veturë civile.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer hetimet”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.