E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmeni shtohen dhe dy denoncime

KORE - Shtohen denoncimet ndaj biznesmenit kosovar i cili per efekt te borxheve u zhduk nga qyteti i Korces ku ai jetonte prej rreth tete vitesh. Burime te policise bene te ditur se jane bere dy denoncime te tjera per vjedhje me ane te mashtrimit per biznesmenin Lulezim Shala. Ai eshte larguar prej tri ditesh nga ky qytet ndersa prokuroria e rrethit ka nisur hetimet. Pas hetimeve te kryera rezulton se ne muajin mars te ketij viti biznesmeni Shala i ka vjedhur ne formen e mashtrimit nje shume prej 2.9 milione lekesh banorit nga Korca me inicialet P.C 52 vjec. Ndersa ne muajin korrik te vitit 2010 tregtari i bukes i ka marre me ane te mashtrimit nje shume prej 1 milion lekesh nje shtetaseje nga qyteti i Korces identiteti i te ciles nuk u be i ditur. Policia tha se Lulzim Shala do te ndiqet penalisht ne gjendje te lire edhe pse ai rezulton i larguar nga qyteti i Korces. Tri dite me pare Shala 31 vjec i cili kishte disa vite qe ushtronte aktivitetin e tij privat te prodhimit dhe tregtimit te bukes ne Korce u largua duke braktisur punen e tij. Ai u denoncua menjehere per mashtrim dhe detyrime te pashlyera nga biznesmene korcare shuma e te cilave arrinte ne rreth 10 milione leke. Nderkaq rezulton se 31-vjecari ka marre edhe nje kredi 3.5 milione lekesh ne nje nga bankat e ketij qyteti. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›