Lezhë, vdes në spital në maternitet nëna shtatzanë. Familjarët akuzojnë mjekët
Një 22-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën në maternitetin e Lezhës, për shkaqe ende të panjohura.
Lorena Imeri nga fshati Shullaz i Kurbinit kishte shkuar në maternitet për të lindur pasi ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë, por ka humbur jetën përpara se të sillte në jetë foshnjën e saj.
Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë pasi sipas tyre bluzat e bardha të Lezhës nuk kanë ndërhyrë në kohë për të shpëtuar 22-vjeçaren.
Ndërkohë pritet ekspetiza mjeko-ligjore për të vërtetuar shkaqet e vdekjes së 22-vjeçares.