Bjellorusi - Shqiperi 2-0 humbja e pare

Ne nje ambient te akullt dhe me shume pak shikues ne stadiumin Dinamo te Minskut Bjellorusia i shkaktoi humbjen e pare Shqiperise 2-0 ne perballjen e katert te tyre ne eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 por te treten direkte midis tyre me Bjellorusine qe ka tani dy fitore 4-2 ne Tirane per Euro 2008 dhe 2-0 per Euro 2012 dhe nje barazim 2-2 ne Minsk per Euro 2008.
Shqiperia humbet pas nje serie pozitive prej tete ndeshjesh nje humbje e hidhur ndaj nje rivali direkt per kater vendet e para e qe do te perballemi serish me 26 mars 2011 ne ndeshjen e pare te vitit 2011. Shqiperia tani rreshqiti ne vendin e trete me pese pike pas kater ndeshjesh por me Bjellorusine ne vendin e dyte tani ne kuoten e 8 pikeve.
Shqiperia luajti pa tre titullaret Lorik Cana i demtuar Debatik Curri i demtuar dhe Erjon Bogdani i pezulluar cka u ndje sidomos mungesa e Canes ne mbrojtje nje lider i repartit difensiv dhe nje organizator i shkelqyer i prapavijes shqiptare.
PJESA E PARE
Trajneri Xhemal Mustedanagic e nisi takimin me Beqajn Dallkun Vangjelin Telin Agollin Lilen Duron Bulkun Liken Skelen kapiten dhe sulmues te vetem Hamdi Salihin.
Ishte Bjellorusia ajo qe tentoi porten tone me nje gjuajtje nga larg ne minuten e 3-te me ane te Martinovic por pa asnje problem per veteranin Arjan Beqaj qe e zoteroi qetesisht topin.
Shqiperia luajti paksa e terhequr ne fillim te takimit duke synuar edhe frenimin qysh ne mesfushe te bjelloruseve por duke ngacmuar porten e mbrojtur nga portieri-kapiten Juri Zhvenov me ane te nje gjuajte te larget nga Vangjeli. Gjithsesi ne harkun e minutave 5 dhe 6 Bjellorusia fitoi dy goditje kendi por pa krijuar ndonje problem per mbrojtjen tone.
Ne minuten e 10-te pas nje faulli te Ervin Bulkut ndaj Tigorev ne afersi te zones Kulciu ekzekutoi fort Beqaj e bllokoi i pasigurt topin qe i rikthyer te Vitali Rodionov nuk fali nga nje distance e afert.
Goli i shtate i Bjelloruseve i shenuar ne porten e Shqiperise duke futur ne keto llogari edhe gjashte golat e shenaur nga bjelloruset ne dy takimet e vlefshme per eliminatoret e Euro 2008-s.
Ne minuten e 15-te nje goditje pa force e Ansi Agollit nga distanca nuk krijoi asnje problem per kundershtaret qe te mbeshtetur edhe nga tifozeria e tyre por dhe me te ambientuar me temperaturen e ftohte ne Minsk rrezikuan shpesh ne drejtim te portes sone.
Ne njezet minutat e pare Shqiperia luajti e hapur dhe e pasigurt ne mbrojtje duke e ndjere fuqishem mungesa e kapitenit Lorik Cana i cili ishte nje dige e vertete ne barazimin kunder Bosnjes. Sa per statistike Kolacev ne minuten e 20-te realizoi goditjen e 5-te ne drejtim te portes sone kundrejt asnje gjuatje te kuqezinjve ne drejtim te Zhvenovit.
Goli i bjelloruseve dhe loja pa force e Shqiperise solli nervozizem te kuqezinjte qe reflektoi me kartonin e panevojshem te Gilman Likes pas nje faulli Kisljakut.
Ne minten e 31-te mbrojtesi Igor Shitov goditi traversen tone teksa gjithcka erdhi pas nje pasigurie te theksuar te mbrojtjes sone dhe nje nxitimi te portierit Arjan Beqaj. E pabesueshme dhe shume e cuditshme loja e perfaqesueses sone gati nje skuader amatore peprara bjelloruseve te cilet thuajse e kane zoteruar plotesisht mesfushen nga dhe ku nisen aksionet e ideuar nga trajneri gjerman Bernd Shtange.
Ne minuten e 36-te Shqiperia u shfaq per here te pare rrezikshem ndaj Bjellorusise kur Salihi pasoi per Klodian Duron mesfushori goditi nga rreth 17 metra ne te djathten e sulmit tone por kapiteni Zhvenov grushtoi ne daljen e tij duke shmangur rrezikun.
Ansi Agolli leshoi nje diagonale nga jashte zone ne te 39 por portieri Zhvenov ishte i vemendshem duke bllokuar lehtesisht topin. Gjithsesi nje sinjal qe Shqiperia po ngrohej ne te ftohtin bjellorus.
Kater minuta perpara perfundimit te pjeses se pare Ervin Skela u ndeshkua me karton te verdhe per nje mbajtje me dore te Pulitos ne harkun e gjysmefushes se Bjellorusise. Mund te shmangej. Kartoni i dyte i verdhe per Shqiperine pas atij edhe te Gilman Likes per nje faull amator.
Pjesa e pare ishte e tera nen dominimin e Bjellorusise me nje epersi te dukshme ndaj kuqezinjve ne nje prej ndeshjeve te tyre me te dobeta ne transferte shume larg prezantimit te tyre te fundit ne Minsk ne barazimin 2-2 me 2 shtator 2006.
PJESA E DYTE
Asnje ndryshim ne formacionin e Shqiperise por dhe as te Bjellorusia qe u ndeshkua shume shpejt me kartonin e saj te pare te verdhe Malosh per nje faull ndaj Andi Liles.
Edhe fillimi i fraksionit te dyte ishte i zbehte per kuqezinjte duke luajtur pa force dhe fantazi. Trajneri Mustedanagic ne minuten e 60-te hodhi ne fushe mesfushorin e avancuar Gjergji Muzaka - autor i golit te barazimit ne minuten e 87-te ne Rumani 1-1 - ne vend te mesfushorit shkaterrues Ervin Bulku jo ne nje nga ditet me te mira te tij e qe kishte shpenzuar me shume energji.
Ne te 62 mesfushori Timofei Kalacev goditi nga larg por topi u devijua nga autori i golit Vitali Rodionov ndersa sfera kaloi mbi shtyllen horizontale.
Momenti me i mire i Shqiperise erdhi ne minuten e 68-te kur Hamdi Salihi i shpetoi mbulimit te mbrojtjes bjelloruse por sulmuesi i Rapidit te Vjenes i dalluar per nuhatjen e tij dhe si nje vrases i zones se vogel nuk mundi te mposhte portierin Zhvenov per te relizuar golin e barazimit per Kombetaren tone.
Ndihmesi i Josip i Kuzhese Mustedanagic reflektoi duke pare me shume ne drejtim te sulmit duke hedhur ne loje Elis Bakajn ne vend te Gilman Likes ne te 76.
Nje minute me pas erdhi edhe goli i dyte i Bjellorusise kur pas nje gabimi te Skeles zevendesuesi Sergei Krivets i sapo hyre ne loje shenoi me koke duke shenuar golin e dyte per bjelloruset.
Mustedanagic provoi dhe karten e fundit duke hedhur ne loje sulmuesin Edmond Kapllani ne vend te Ervin Skeles te rene nga forca fizike. Shqiperia tani me kater lojtare ofensive Salihi Kapllani Bakaj dhe Muzaka.
Minuta e 90-te solli edhe ndeshkimin me kartonin e kuq te Armend Dallkut nga gjyqtari danez Rasmusen pas kartonit te dyte te verdhe. Nje humbje qe djeg e qe duhet te provokoje edhe nje reflektim e analize te Kombetares qe tashme edhe pas semundjes se Josip Kuzhese duket se ne ndeshjet e pranveres se ardhshme e qe nis serish kunder Bjellorusise do te jete me nje trajner te ri.
BJELLORUSI-SHQIPERI 2-0
Shenues Rodionov 10 Krivets 77
Karton i kuq Dallku 89
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 12 Tetor 2010