Serbet djegin flamurin shqiptar nderpritet Itali-Serbi

Tifozet serbe nuk dine cte bejne per te shprehur urrejtjen e tyre kunder Kosoves dhe Shqiperise. Ne takimin kunder Italise per eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 ultrasit serbe dogjen publikisht ne stadium flamurin shqiptar. Nje shenje e zakonshme cmendurie por deshperimi te pafund qe ka mberthyer serbet.
Kjo me pas ka provokuar edhe ne kaos te jashtezakonshem dhe trazirave te serbeve ne Marassi te Xhenoas e nisur me 35 minuta me vonese dhe e nderprere pas vetem gjashte minutash per hedhjen e shumte te fishekzjarreve te rrezikshem. 1600 tifozet serbe te vendosur ne sektorin e miqve ne stadiumin Marasi jane treguar kafshe te verteta.
Dhjete minuta perpara se te fillonte ndeshja e vlefshme per kualifikueset e Euro 2012 nisi edhe hedhja e fishekzjarreve ne sektorin verior atje dhe ku ishin vendosur tifozet italiane. Leshimi i fishekzjarreve iu drejtua me pas fushes dhe me gjithe nderhyrjen zjarrfikesve terbimi i serbeve vazhdoi edhe me hedhjen nje bombe kartoni.
Policia italiane u detyrua me pas te hidhte uje ne drejtim te tifozeve. Pas gjysme ore konfuzioni skuadra serbe shkoi poshte tifozeve te tyre duke synuar ti binde dhe te nderprisnin hedhjen e fishekzjarreve. Te Serbia nuk ishte portieri titullar Vladimir Stojkovicit ishte vete lojtari qe nuk deshiroi te zbriste ne fushe pasi ultrasit serbe e kishin kercenuar jashte hotelit ku ndodhej kombetarja serbe teksa keta te fundit kishin tentuar te sulmonin edhe autobusin e skuadres.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 12 Tetor 2010