E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusi, Lukashenko fajëson gazetarët për krizën ekonomike

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka fajësuar sot gazetarët se kanë luajtur rol në nxitjen e krizës ekonomike në këtë vend.
 

Në një konferencë për shtyp, Lukashenko theksoi se gazetarët krijuan panik, ndërsa forcat e jashtme e shfrytëzuan Internetin për të disinformuar qytetarët.
 

Më tej ai ka kërcënuarse do të mbyllë kufijtë e vendit dhe do të kufizojë importet, nëse kriza ekonomike përkeqësohet.
 

Aktualisht Bjellorusia po kalon një krizë të rëndë, e cila çoi në shvlerësimin në 36% të monedhës së vendit dhe rritjen e inflacionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›