Griza greke, Merkel takohet me Sarkozinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel priti sot në Berlin presidentin francez, Nicola Sarkozy për të diskutuar për hapat e mëtejshëm lidhur me krizën në Greqi.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp të dy liderët thanë se investitorët privatë duhet ta ndajnë barrën për ndihmën e ardhshme për Greqinë në baza vullnetare.
Sipas tyre Greqisë i duhet ndihmë urgjente për të sigurar stabilitetin e monedhës euro ndërsa kanë shtuar se pjesëmarrja "vullnetare" e kreditorëve privatë do të ishte e mirëpritur dhe kjo lëvizje duhet të koordinohet me Bankën Qendrore Evropiane.
Qeveria në Paris nuk është për ristrukturimin e borxhit me përfshirjen edhe të investitorëve privatë, sepse bankat franceze mbajnë një sasi të madhe të borxheve shtetërore greke.
Megjithëse mediat ndërkombëtare flasin për një krizë të vazhdueshme mes Parisit dhe Berlinit për Libinë dhe energjisë bërthamore, ka edhe tema për të cilat ka consensus siç është kandidatura e ministres franceze të Ekonomisë Christine Lagarde, për tu bërë drejtore e FMN-së është njëra prej tyre.