Bjellorusi, autoritetet: Ka të dyshuar për shpërthimin

Autoritetet e Bjellorusisë kanë deklaruar se ka të dyshuar për shpërthimin e ndodhur në metronë e kryeqytetit Minsk.
Ministri i brendshëm Anatoli Kuljashu deklaroi se policia ka krijuar fotografitë e dy burrave të dyshuar mbi bazë të deklaratave nga dëshmitarët.
Ai tha se bomba duket se është aktivizuar nga distanca, por nuk dha detaje të tjera.
Nga shpërthimi e humbën jetën 12 persona, ndërsa autoritetet thanë se 204 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 157 janë hospitalizuar, përfshirë 22 vetë në gjendje kritike.
Presidenti Aleksandr Lukashenko e quajti shpërthimin përpjekje për destabilizim të vendit.