E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusi, betohet presidenti Lukashenko

Presidenti i kontestuar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, do të betohet sot për një mandat të katërt radhazi, pasi fitoi në zgjedhjet e dyshimta presidenciale të muajit të shkuar.

Ceremonia do të bojkotohet nga një pjesë e mirë e trupit diplomatik, me përfaqësuesit e Bashkimit Europian që nuk do të marrin pjesë. BE ka bërë të ditur se është duke studiuar edhe mundësinë e marrjes së masave të rrepta ndaj autoriteteve të Minskut.

Nëpërmjet një rezolute, Parlamenti Europian ka kërkuar që në Bjellorusi të mbahen zgjedhje të reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›