E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Nuk kemi penguar asnjë autobuz

Policia e Shtetit përgënjeshtron deklaratën e bërë nga përfaqësues të Partisë Socialiste se demonstruesit që vijnë nga qytetet e ndryshme të vendit drejt Tiranës janë penguar nga policia.

Në një deklaratë për shtyp policia e shtetit sqaron opinion publik se në asnjë rast nuk është ushtruar presion apo penguar asnjë mjet transporti gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të qytetit të Tiranës.
 

Ndërkohë Partia Socialiste ka deklaruar sot se policia ka ushtruar presion të madh krejtësisht të paligjshëm, mbi shoqëritë e transportit ndërurban.

Anëtarja e Asamblesë së PS-së Megi Ajtyresa ka theksuar se një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të këtij presioni të turpshëm në Shkodër, Lushnje e gjetkë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›