Bjellorusi, ekzekutohen 2 të dënuarit për sulmin në Minsk
MINSK- Bjellorusia ka ekzekutuar të dy personat e dënuar me vdekje për sulmin e përgjakshëm në metronë në Minsk në vitin 2011, njoftoi sot televizioni shtetëror.
Familja e Vladislav Kovalev-it kishte njoftuar dje për ekzekutimin e tij, duke cituar një letër nga Gjykata Supreme e vendit.
Sot, televizioni njoftoi se dy të dënuarit, Kovalev dhe Dmitri Konovalov, u ekzekutuan të premten. Nuk ka pasur konfirmim zyrtar.
Të dy personat, që të dy të moshës 25 vjeç, u dënuan më 30 nëntor. Kovalev, pasi kishte rrëfyer në fillim, e mohoi, duke thënë se rrëfimet e tij ishin për shkak të dhunës, dhe mohoi faktet kundër tij. Ndërsa Konovalov tërhoqi rrëfimin e tij.
Shpërthimi i 11 prillit 2011 në stacionin e metrosë "Oktiabrskaja", në qendër të kryeqytetit Minsk, kishte shkaktuar 15 të vdekur dhe më tepër se 160 të plagosur.
Bëhet fjalë për sulmin më të përgjakshëm në ish-republikën sovjetike, që nga pavarësia në vitin 1991.
(d.b/BalkanWeb)