E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana “ngre flamurin” në mes të Vlorës, e pason Skënderbeu

TIRANE-Java e 17-të e Kategorisë Superiore e ngriti siparin me tri ndeshjet e së shtunës, për t’u kompletuar një ditë më pas me katër sfida të tjera. Lufta në dy ekstremet e klasifikimit është e hapur dhe e ashpër, sepse ka disa skuadra që rrezikojnë mbijetesën, ndërkohë që janë tri apo katër të tilla që mëtojnë titullin dhe zonën europiane. Hap pas hapi, javë pas jave, dilemat në këtë drejtim zënë e zbardhen, edhe pse ka ende kohë deri në finish. Tomori ka marrë një fitore me mjaft vlera në shtëpi, ndaj Shkumbinit, duke rritur shpresat për mbijetesë, ndërsa Apolonia nuk ia ka dalë plotësisht me Kamzën në “Loni Papuciu”, për shkak se është frenuar aty me një barazim të bardhë nga Kamza. Mbetet kritike situata e bardhejeshilëve fierakë, të parafundit në renditje. Zhgënjim total për tifozët shkodranë, të cilë kanë parë të mundet Vllaznia e tyre brenda në “Loro Borici”, me rezultat të pastër, 4-2. Ky ndëshkim kuqebluve të Rudi Vatës u ka ardhur nga Kastrioti i Krujës, që tashmë kap vendin e katërt në klasifikim, duke parakaluar Flamurtarin. Pozicion të cilin e kanë ruajtur, për faktin se vlonjatët kanë dështuar në ndeshjen e tyre me Tiranën e kreut, ku kanë humbur minimalisht 1-0.
Po për kreun, të dielën, luajtën edhe dy skuadra të tjera me pretendime titulli, si Skënderbeu ndaj Lacit, në Peqin, ku kampionët e vendit në fuqi kanë triumfuar pastër, 3-0, dhe Teuta ndaj Bylisit, në Ballsh, ku është nënshkruar një barazim i bardhë.

Kategoria Superiore, java e 17-të
18.03.2012
DINAMO-POGRADECI 0-0 (live)

SKENDERBEU-LACI 3-0
Shenues: Bratic 7′, Tahirllari 55′, 61′

BYLIS-TEUTA 0-0
FLAMURTARI-TIRANA 0-1
Shenues: Morina 24′

17.03.2012
APOLONIA-KAMZA 0-0
TOMORI-SHKUMBINI 1-0
Shënues: Bakiu 45+3′
VLLAZNIA-KASTRIOTI 2-4
Shënues: Jablan 7′, Hajdari 78′ / Xhihani 2′, Sefa 16′, Dragoi 39′, 80′ .

(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›