Maqedoni, bllokohen mallrat kosovare
SHKUP-Kohët e fundit bizneset prodhuese në Kosovë po hasin në barriera eksporti nga ana e Maqedonisë.
Një pjesë e prodhimeve kosovare pengohen të hyjnë në Maqedoni dhe kjo argumentohet nga ana e maqedonasve me shtimin e procedurave dhe dokumentave.
Shumë biznesmenë shprehen se e kanë të pamundur të sigurojnë dokumentat e kërkuara dhe vleresojnë këtë situatë tendencioze.
Kjo lidhet sipas tyre me raportin e publikuar pak ditë më parë nga ana e Komisionit Europian ku thuhej se “toka e Kosovës” është e helmuar.
Biznesmenët kosovarë kërkojnë që autoritetet e vendit të tyre të negociojne pranë palës maqedonase për zgjidhjen e kësaj situate.
(d.b/BalkanWeb)