Greqi, Evangelos Venizelos kryetari i ri i PASOK
ATHINE - Përfundoi në orën 19:00 votimi për kryetarin e Partisë Socialiste greke, PASOK.
Ende nuk bëhet fjalë për numër votash, por nuk pritet asnjë surprizë dhe mund të thuhet pa asnjë dyshim, se Evangelos Venizelos është kryetari i ri i PASOK, pasi ishte kandidati i vetëm zyrtar që konkurronte për këtë post.
Pjesëmarrja në votimin e sotëm është vlerësuar më e ulët sesa në vitin 2007, por edhe më e lartë sesa pritej, ose thënë në shifra jozyrtare, kanë votuar rreth 170 000-180 000 anëtarë dhe miq të partisë.
Gjatë votimit sot ministri aktual i Financave, Venizelos deklaroi “Ne jemi duke filluar një përpjekje të madhe për të folur me botën dhe për t’i treguar disa gjëra realisht me gjuhën e sinqeritetit dhe gjuhën e së vërtetës. PASOK duhet të vazhdojë të jetë një shtyllë e stabilitetit dhe faktor për ndryshime."
Shumë shpejt kryetarin e ri të PASOK e pret sfida më e rëndësishme, pasi menjëherë pas dorëheqjens nga posti i ministrit, Evangelos Venizelos do të drejtojë partinë në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme politike, që pritet të zhvillohen në fund të prillit ose në fillim të majit.
Sondazhet e fundit flasin për një rënie të ndjeshme të mbështetjes popullore për PASOK, rënie e cila filloi që nga marrja dhe zbatimi i masave të ashpra financiare, me qëllim daljen nga kriza politike.
Ish kryetari i partisë Jorgos Papandreu ndërsa votoi sot për pasardhësin e tij, shprehu shpresën se "udhëheqja e ardhshme e PASOK do të ketë përpara një qiell shumë të qartë dhe ditë me diell, pavarësisht nga vështirësitë e shumta që e presin". Ai shtoi se "si një qytetar i zakonshëm" do të bëjë cdo përpjekje për të ndryshuar vendin.
Ndërkaq në BBC Papandreu tha se mendon që të ndërtojë një “Akademi Demokratike”, për të trajnuar politikanët e rinj me parimet demokratike të një vendi ku lindi demokracia”.
PASOK me kryeministër Jorgos Papandreun e drejtoi vendin që nga zgjedhjet e 2009-s e deri në nëntor të vitit të kaluar, kur ia la vendin një qeverie koalicioni të drejtuar nga bankieri Lukas Papadhimos.