E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, miratohet buxheti për vitin e ardhshëm

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 63 vota për, 47 kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar për buxhetin  për vitin 2012.

Projektbuxheti i miratuar nga Kuvendi i Kosovës për vitin 2012 është 1.5 miliardë euro.

Të ardhurat buxhetore për vitin 2012 janë parashikuar të jenë në vlerë prej 1 miliard e 361 milionë euro, apo 4 për qind më të larta se të ardhurat e buxhetit të vitit 2011.

Nga këto të ardhura, Doganat e Kosovës pritet të grumbullojnë 860 milionë, ndërsa ATK-ja 285 milionë euro.

Kuvendi vazhdon punimet me shqyrtimin disa projektligjeve të tjera. Pritet që puna në Kuvend të vazhdojë edhe dy ditë të tjera.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›