Fillojnë homazhet për liderin koreanoverior

Fuqitë rajonale duken tepër të shqetësuara lidhur me kursin e ardhshëm të shtetit me armë bërthamore. SHBA-të i kanë bërë thirrje Koresë së Veriut të ndjekë “rrugën e paqes” teksa është zotuar se do t’i mbrojë aleatët lokalë.
Kim Jong-il, i cili është në pushtet që prej vdekjes së të atit në vitin 1994, do të varroset me 28 dhjetor. I gjithë vendi ka hyrë në një periudhë 11 ditore zie kombëtare, me flamuj në gjysmë shtizë në të gjitha bazat ushtarake, fabrika, biznese, ferma dhe në ndërtesa publike.
Trupi i Kim Jong-ilit është në një dhomë në Pallatin Memorial Kumsusan, një mauzole ku trupi i Kim Il-sungut është balsamosur dhe vendosur në qelq që prej vitit 1994.
Rrugët e Phenianit janë të qeta, por turma të mëdha njerëzish janë mbledhur pranë monumenteve të Kimit ku vajtojnë prej orësh të tëra./Start/F. Prroni/
2011-12-20 11:26