E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek u bën thirrje 5 vendeve të BE për njohjen e Kosovës

Eurodeputja austriake, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, u ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian: Greqisë, Qipros, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të njohin pavarësinë e Kosovës, e cila tashmë është njohur nga 22 vende të BE-së.
 

ë tej ajo tha se do të ishte shumë më mirë sikur të kishte pasur konsensus të gjerë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por meqë kjo ka qenë e pamundur të mbështetej përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit, shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 ka qenë vetmja rrugë që t`i jepej zgjidhje problemit të Kosovës.
 

Ajo ka deklaruar gjithashtu se shpreson që në një të ardhme të afërt, Serbia do ta njoh Kosovën, por më parë, ka theksuar ajo, këtë veprim duhet ta ndërmarrin pesë vendet evropiane që ende nuk e kanë bërë.
 

“Asnjë prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian, as Spanja e asnjë tjetër nuk kanë më arsye që edhe më tej të mos njohin pavarësinë e Kosovës, sidomos pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësis”-përfundoi ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›