Britania bojkoton skemën e FMN-së për shpëtimin e Eurozonës

Shtetet e Eurozonës përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën sikurse edhe shumë shtete të tjera jashtë eurogrupit kanë ofruar ndihmën e tyre.
Por, vendimi i Britanisë së Madhe për të mos marrë pjesë në skemë bëri që ministrat e Financave të Bashkimit Evropian të mos arrinin shumën e synuar prej 200 miliardë eurosh.
Qeveria Britanike dëshiron të rrisë burimet e FMN-së në kuadër të G 20-ës dhe jo të Eurozonës, thanë burime qeveritare.
“Britania e Madhe ka qenë gjithmonë e gatshme të marrë në konsideratë shtimin e burimeve për FMN-në, por për rolin e saj global dhe si pjesë e marrëveshjeve globale”, tha në një komunikatë zyra e kancelarit të Thesarit të Britanisë, George Osborne./Start/F. Prroni/
2011-12-20 10:58