Bjellorusi, policia ndalon tubimet e opozitës

Policia bjelloruse ka përdorur dhunën për të shpërndarë qindra aktivistët e opozitës, të cilët janë përpjekur të mbajnë një tubim antiqeveritar.
AP citon grupet e të drejtave të njeriut të kenë raportuar për dhjetëra të rrahur dhe mbi 50 persona të arrestuar.
25 marsi prej kohësh është dita e tubimeve të opozitës, e cila shënon përvjetorin e pavarësisë së Bjellorusisë nga Rusia në 1918, por mitingjet ndalohen nga autoritetet qeveritare.