Indi, aktivisti anti-korrupsion lë burgun, nis agjërimin publik

Fushata e Hazares për legjislacion më të fuqishëm kundër korrupsionit ka fituar qindra mijëra mbështetës në Indi, ku korrupsioni në masë të gjerë ka shkaktuar pakënaqësi të thellë.
Aktivisti 74-vjeçar tha se fushata e tij është frymëzuar nga lufta paqësore e Mahatma Gandit kundër regjimit britanik.
Ai u mor në paraburgim nga policia të martën, ndërsa po përgatitej të fillonte agjërimin publik.
Arrestimi i tij nxiti protesta dhe ai u lirua në ditën pasuese, por refuzoi të linte burgun pasi policia nuk e lejoi ta nisë agjërimin pa ndonjë kusht.
Hazare është lejuar që fillimisht të agjërojë 15 ditë, në një hapësirë të hapur në qendër të Delhit, e cila zakonisht rezervohet për festivale fetare.
Mediat indiane raportojnë se tashmë mijëra njerëz janë mbledhur në atë vend.
/Start/E.B/
2011-08-19 11:11