E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjeri bjeri ciftelise or djale

Bjeri bjeri ciftelise or djale

Kenge e trimave fort ushton

Kur bien fyelli ciftelia krenaria jonehellip

Keto jane vargje te nje kenge te vjeter popullore qe na ben me dije se pervec pjeses se pafaj e te bukur te artit qe bart kenga ka pasur edhe frymore te permendur ne shume vende e per shume pune. Pra e thene shkoqur zanati ka mbetur e shfrytezimi vazhdon. Grupi i rapsodeve te sigurimit te shtetit qe sic thoshte populli dikur te kendonin kengen ka ende ca vargje te pathena dhe vazhdon me ritme te ndryshme muzikore duke sherbyer sot politikisht ne anen e atyre qe i kane pasur nen kontroll ne hershmerine e karrieres konspirative ne rinine ambicioze duke kapercyer mbi shume jete qe u rrenuan prej informatoreve atyre qe informuan keqdashes deri ne pambarim.

Nese tregohemi te ndershem te hapur mbi histori te verteta duhet te jemi edhe konkrete me emra sepse komunikimi me qytetaret shqiptare nuk te imponon dredhi nuk te le te jesh i padrejte nuk te nderon te jesh i genjeshtert. Ne disa debate televizive drejtues te Partise Demokratike deputete te saj perfaqesues serioze kane rrefyer me emra se jo pak politikane te majte kane qene pjese aktive e Sigurimit te Shtetit. Nje nder keto rrefenja jo fort sekrete eshte dhe ajo e Zogajt ku rezultonte sipas nje dokumenti shkresor qe beri te njohur deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda se politikani shkrimtar lezhjan paska sherbyer nen pseudonimin Ciftelia.

Pra kesaj vegle i paska rene zoteria e shume te tjere zoterinj zonja jo pak pa marre ne dijeni se me sa tela per te vazhduar te perdoren edhe sot pas 20 vitesh te shembjes se sistemit qe ndertuan keta rapsode te dikurshem. Nuk mund te le pa e perseritur nje interviste me zotin Nafiz Bezhani pak kohe para se te ndahej nga jeta qe ne punen e tij per te zbardhur mekataret kishte zbuluar 103 spiune te Partia Socialiste e dy te Partia Demokratike. Jane shume per te qene ne nje parti por prape eshte e veshtire te presesh qe pastertia e figures te jete absolute ne kohe te trazuara sic ka kaluar vendi yne. Por ajo e vertete ka lene pasoja dhe po rezulton fatkeqesisht per politiken qe keta mekatare sic i quante i ndjeri jane rikthyer ne aktivitet por te komanduar nga ministri Ruci apo mbase komandojne edhe shefin e dikurshem sepse ujerat edhe levizin. Nje vit me pare po ne shtypin e shkruar ne kemi pare denoncimin qe zoti Rama kishte qene pjese e se shkuares kompromentuese me kete grup rapsodesh sigurimi ne kohen kur ishte pjese e deshires se tij si basketbollist. Hapur u tha se ai kishte sherbyer me te dhena per te informuar fshehtas per shoket kur ata gabonin nuk shenonin kosh me orientim partie mbase. Nje mekat qe mbetet ne kujtese por qe duhet te kete renduar ne jeten e atyre te rinjve te sportit dikur. Keto jane deshmi te thena publikisht dhe mendja ta rrok fjalen e drejtperdrejte qe keto histori keto dosje kete pune te fshehte patjeter qe e ka ditur dhe e di serish ministri i fundit i Sigurimit te Shtetit Gramoz Ruci vartes te te cilit kane qene e vazhdojne te jene punetoret informatoret e bashkepunetoret ndonese me sherbimet intensive ngjan sikur Zogaj eshte epror. Ngado qe kane shkuar keta zoterinj jo vetem dy te mesipermit e permendur shkarazi ne mbremje raportin e fundme e kane bere te shefi i madh i Sigurimit shoku Ruci qe gjithnje ka mbetur i kenaqur per sa kohe i ka shperblyer me ate cka kemi pare ne politike e pushtet te deritanishem. Rikthyer me dhune ne krye te partise Ruci dhe Rama e 103 te tjeret jane ne betejen qe ka nxjerre koke me lufte per te marre pushtetin ekzekutiv. Verberia ka mberthyer ekipin e rapsodeve saqe nuk perfillin as nderkombetaret. Kryesocialisti Ruci kryetar i Asamblese Socialiste deklaroi se ambasadori i prezences se OSBE nuk kishte mberritur ende ne Tirane dhe as nuk e njihte Shqiperine. Ai dhe shefavartesi i tij Rama nuk bejne zgjedhje me kete prezence nderkombetare as me kete prani Aleance te Atlantikut Verior as me kete qeveri me kete Komision Qendror te Zgjedhjeve me kete Parti Demokratike me kete pozite me keto institucione me kete popull. Per ta duhet nje popull opozitar vetem qe te marre pjese ne zgjedhje ambasadore qe dalin nga gjiri i PS-se atehere ata shenojne progres te demokracise. Epo kjo lloj ciftelie e ketyre rapsodeve te Sigurimit te Shtetit prodhon nje muzike te paakorduar dhe ky karadyzen duhet pare si i demshem. Nuk eshte mire qe Partia Socialiste qe ka njohur reformim jo te paket emra te rinj jashte drurit te ciftelive qe perfaqesojne Alia Rama Ruci Zogaj etj. te behet ansambel i se shkuares. Duke rikujtuar kengen e fisme popullore besoj se mund ta marrim shembull per kater vargje te tjera qe mund te sherbejne si kapitull i mbyllur

Bjeri ciftelise or Prec

nga mengjesi ne mengjes

nje tel Ruci e nje tel ti

prape quhet cifteli

po tkan mbet dy pare men

mos u bej krejt karadyzen.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›