Kronike nga vendi i gjegjezave
Disa dite para se kryeministri te shkonte ne SHBA ndodhi incidenti ne Kalane e Shkupit Te jete nje rastesi Si te besohet kur projekti eshte ideuar nga bashkemendimtaret e tij te njohur per provokimet qe ua bejne shqiptareve nepermjet projekteve monoetnike. Me gjase gjykuar sipas diskursit te perdorur u duhet edhe ndonje incident me i madh per te propaganduar se Maqedonia eshte e rrezikuar nga elemente te rrezikshem drejt te cilit do te tentohet qe te orientohet vemendja
Ne motin 1989 nje satrap ballkanik te cilit nuk dua tia permend as emrin kremtoi ne Fushen e Mellenjave nje humbje qe kishte ndodhur 600 vjet me pare. Me 1389 ushtria osmane kishte mposhtur trupat aleate dhe kishte shtrire perandorine ne Gadishullin e madh i cili u gdhi Evrope e u ngrys Azi sikurse thote Kadareja. Duke reklamuar nje gjeme nje humbje qe kishte ndodhur moti ai arriti qe popullin e tij ta fuste brenda nje bote virtuale ne nje bote mitike. Duke ia krijuar popullit te tij ndjenjen e viktimes ia humbi ndjenjen per realitetin dhe e manipuloi me qellim qe te realizohej projekti djallezor per hegjemoni kundrejt popujve te tjere. Ne fakt ky ishte projekt i krijuar dhe perpunuar kahere nga elitat intelektuale.
Duke perdorur retoriken e shperdorimit sikurse thote Umberto Eko akuzohej qengji per turbullimin e ujit. Tentohej dikush te paraqitej mbrojtes i krishterimit dhe dikush si rrezikues Para realizimit te projekteve djallezore duhet nje casus beli shkas per lufte. Satrapi pas nje lufte verbale e nisi luften e pergjakshme dhe tentoi ta impononte si lufte te shenjte kunder rrezikut qe i kanosej Evropes.
Perkunder propagandes se orkestruar qe gjithsesi ka pasur efekte aleanca euro-amerikane e goditi per vdekje. Qe atehere kane kaluar shume vite po propaganda vazhdon dhe krejt qellimi eshte te nxihet tjetri qe te krijohet imazhi i mire per vetveten.
Qarqe politike dhe akademike maqedonase po bejne propagande te ngjashme. Bie fjala konfliktit te 2001 u tentua ti vishej karakteri fetar. U vrane edhe pakistaneze fatkeqij dhe u propagandua se ishte shkaterruar nje rrjet nderkombetar terrorizmi
Edhe tani kemi te njejten logjike por qe shprehet ne menyre me te sofistikuar. Disa dite para se kryeministri te shkonte ne SHBA ndodhi incidenti ne Kalane e Shkupit Te jete nje rastesi Si te besohet kur projekti eshte ideuar nga bashkemendimtaret e tij te njohur per provokimet qe ua bejne shqiptareve nepermjet projekteve monoetnike. Me gjase gjykuar sipas diskursit te perdorur u duhet edhe ndonje incident me i madh per te propaganduar se Maqedonia eshte e rrezikuar nga elemente te rrezikshem drejt te cilit do te tentohet qe te orientohet vemendja
Ndertimi i kishes ne Kalane e Shkupit ishte i paramenduar kurse ngjarjet qe ndodhen ishin te pritshme por shqiptaret e besimit islam nuk kane problem me tempujt dhe simbolet e krishtera. Ata kane probleme me nacionalizmin institucional maqedonas. Shqiptaret i perkasin edhe besimit te krishtere kurse historia e ka deshmuar bashkejetesen religjioze nder shqiptare. Ne fund te fundit feja nuk e perjashton mirekuptimin dialogun paqen dashurine. Te kunderten e bejne vetem ata qe shtiren kinse jane besimtare...
Ne rastin e Kalase se Shkupit kjo qeveri vazhdoi qe ta tepronte ashtu sikurse e ka tepruar ne vazhdimesi. Ajo qellimisht krijon tensione nderetnike qe mund te sjellin pasoja te paparashikueshme. Pasi eshte projekt i qeverise faji duhet kerkuar tek ajo pavaresisht cka thote kryeministri i cili nepermjet gojes se Pavle Kuzmanit tregon gjeegjeza per nje kishe qe nuk eshte kishe per nje kishe qe eshte muze per nje muze qe nuk eshte kishe per nje muze qe eshte si kishe Ka tempuj fetare qe behen muze por jo dhe muze qe behen tempuj fetare Po Qeveria e di cka ben prandaj jo rastesisht ndertimet behet fshehurazi dhe vjedhurazi ashtu sic po i ben punet fshehurazi dhe vjedhurazi Kuzmani me ekipin e tij. Ne Maqedoni punet behet naten dhe fshehurazi e vjedhurazi tentohet te krijohet histori tjeter. Ata qe ndiqen nga logjika e ketille po deshmojne se po te kishin mundesi jo vetem do ta mbushnin Maqedonine me kryqe por vjedhurazi dhe fshehurazi do te kryqezonin te tjeret. Nuk e kane fuqine e kremtuesit te betejes por ama ambiciet i kane...
Pjese e kesaj gjeegjeze jane edhe ata qe shtiren se kerkojne mirebesim ndermjet komuniteteve nepermjet ligjeratave ne oret e klases nderkaq botojne libra ku fyhen shqiptaret Nxitesit e tensioneve kerkojne nga te tjeret qe te shuajne tensionet Gjithsesi ne asnje rast nuk i shfajesojme politikanet shqiptare. Nese do ti kishin zgjedhur problemet brenda ata nuk do te ishin jashte.
Ne pergjithesi ngjarjet ne Kalane e Shkupit deshmuan te thenen e sterthenen te perserituren e sterperserituren se ne Maqedoni kemi tendenca te theksuara etnocentriste dominim kulturor e gjuhesor nacionalizem institucional qe sipas pervojes historike dhe dijeve sociologjike cojne ne perplasje.
Eumlshte thene se sterthene se shoqerite shumetnike sipas perkufizimit jane dinamike jostabile dhe kerkojne investime te vazhdueshme ne krijimin e mirebesimit nderetnik. E kemi thene e sterthene kete ngase nuk duam qe te vije tek perplasja tragjike. Eumlshte thene ne antike se heronjte e vertete jane ata qe i japin perparesi paqes dhe jo konfliktit sepse ne kohe paqe femijet i varrosin prinderit kurse ne lufte jane prinderit qe i varrosin femijet. Per te mos ndodhur kjo duhet politikane te pergjegjshem dhe te ndergjegjshem per ndjenjat e tjetrit. Fatkeqesisht Gruevski ka boteshikim te kufizuar dhe nuk ben pjese ne grupin e politikaneve te ketille prandaj nuk priten projekte qe forcojne bashkejetesen ndermjet kulturave dhe religjioneve te ndryshme. Busulla e tij nuk orientohet nga Brukseli por drejt vendit nga e ka shtrire shikimin miku i tij i shtepise.