E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamikat fisnore e ndajne Libine nga fqinjet

Nese reformat erdhen ne Tunizi dhe Egjipt perse nuk mund te vijne ne vendin qe shtrihet mes tyre - Libine Disa jave me pare kur vala e protestave i permbysi regjimet ne shtetet fqinje pak vete mund te parashikonin se revolta gjithepopullore do ta perfshinte edhe Libine.

Udheheqesi i ketij shteti te Afrikes veriore Muamer Gadafi ia ka dale mbane me revoltat edhe me pare dhe ka deshmuar se eshte ne gjendje ta perdore pasurine e naftes per ti zbutur problemet sociale dhe ta mbaje te forte pushtetin. Per dallim nga Zine el Abidin Ben Ali ne Tunizi dhe Hosni Mubarak ne Egjipt Gadafi ka vene ne maje te piramides aleancat fisnore te cilat e kane mbeshtetur sundimin 42-vjecar te tij. Kryengritjet kunder qeverise qe shperthyen me 16 shkurt ne lindje te Libise tash jane shtrire ne hyrje te Tripolit. Protestat u percollen me dhune e cila coi ne perleshje te ashpra ndermjet opozites dhe forcave te qeverise.

Tani kur situata kercenohet te pershkallezohet ne lufte te pergjithshme civile dalin ne shesh dinamikat fisnore te vendit 6.5 milionesh. Me shume se 100 klane dhe etni e perbejne shoqerine komplekse te Libise duke e bere bashkepunimin apo konfliktin ndermjet fiseve percaktues kyc te kursit te vendit. Ziad Akel kerkues nga Qendra Per Studime Strategjike dhe Politike Al Ahram ne Kajro i tha radios Evropa e Lire se ne shoqerine libiane lojaliteti ndaj fisit eshte mbi lojalitetin ndaj shtetit. Kjo nenkupton se ne turbullirat e tashme zakonet dhe afersite me fisin jane me te rendesishme se organizatat civile apo ligjet e shtetit.

Ai tha se dinamikat fisnore qe Gadafi i ka shtypur nje kohe te gjate permes modernizimit nacionalizmit dhe marredhenieve te vartesise me lideret fisnore duket se po i kthehen kunder tij.

Perberja fisnore duket se tash eshte kunder Muamer Gadafit. Ata aktualisht e favorizojne dialogun ndermjet fiseve. Ndasite e thella ende nuk kane dale ne siperfaqe dhe ky eshte sinjali i vetem qetesues qe tash po vjen nga Libia - tha Akel. Gadafi duket se ka pasur telashe me kontrollin e aleancave fisnore mbi te cilat e mbeshtet pushtetin. Disa nga fiset e medha si Uarfalla jane kthyer kunder tij. Fisi 1.5 milionesh ka histori konflikti me Gadafin. Ne vitin 1993 disa pjesetare te ketij fisi u perpoqen te bejne grusht-shtet kunder Gadafit por u shtypen brutalisht. Fisi eshte i njohur ne Libine perendimore dhe shpallja se u mban anen demonstruesve ishte goditje e rende per regjimin. Gadafi ende i komandon besniket e fisit te tij Kadahva ne Libine qendrore. Megjithese i vogel fisi ka rendesi te madhe sepse anetaret e tij jane ne krye te njesiteve elite dhe forcave ajrore nga te cilat varet aftesia e Gadafit per te shtypur revolten. Nje fis tjeter qe favorizohet nga regjimi eshte Megarha nga Libia jugore apo kufijte e Saharase. Anetaret e tij zene poste te rendesishme ne Sigurimin e Shtetit dhe Komitetet Revolucionare.

Ne Libi gjithashtu ka edhe 500 mije berbere Tuarege te cilet e ruajne hierarkine e vet fisnore. Mbeshtetja e Tuaregeve eshte jetike per Gadafin ne bartjen e mercenareve nga Cadi apo Nigeri ne Libi. Nxitja e fiseve kunder njeri-tjetrit u jep vezhguesve pak hapesire per te qene optimiste. Akel paralajmeron se ndarjet fisnore mund te thellohen nese Gadafi mbetet ne pushtet dhe vazhdon me strategjine e shtypjes se kryengritjes me ushtri. Xhamal Abdul Xhavad drejtor i qendres per Studime Strategjike dhe Politike Al Ahram ne Kajro ka nje parashikim me te guximshem.

Libia me gjase do te zhytet ne konflikt te gjate civil nje lloj lufte qytetare. Kjo do te jete e ngjashme me taktikat e konflikteve qe kane pasur vendet si Cadi Nigeri apo Sudani ne pese vjetet e kaluar per shkak te konfiguracionit te forcave atje - tha Xhavad.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›