Taksa e re per makinat
28/07/2010 Si do të bëhet llogaritja e pagesës së taksës së qarkullimit vjetor të automjeteve
Makinat që targohen për herë të parë, pagesë për periudhën e mbetur të vitit
Hyrja në fuqi e ndryshimeve të miratuara në ligjin "Për taksat kombëtare" përveçse ndryshon rrënjësisht mënyrën e llogaritjes së taksës doganore, ai dhe atë të shitjes për makinat e përdorura, ka përcaktuar edhe një sërë procedurash të reja për sa i përket taksës së qarkullimit vjetor të automjetit. Kjo është një taksë me vlerë 7 mijë lekë dhe paguhet vetëm një herë në vit, por tashmë me udhëzimin e ri llogaritja e saj do të bëhet ndryshe. Sipas udhëzimit, vlera e taksës së qarkullimit është vjetore për vitin kalendarik në të cilin arkëtohet dhe jo duke iu referuar datës në të cilën ajo është paguar. Për shembull, nëse taksa e qarkullimit të automjetit është paguar në muajin shkurt ajo skadon në fund të vitit kalendarik dhe jo në të njëjtin muaj të një viti më pas. Ndryshe veprohet për automjetet e importuara dhe që targohen për herë të parë. Për këtë kategori, taksa paguhet në raport me muajin në të cilin ajo është hedhur në qarkullim. Nëse automjeti është targuar në muajin qershor, taksa e qarkullimit që do të paguajë do të jetë gjysma e shumës. Por nëse automjeti është hedhur në qarkullim në muajin janar, taksa paguhet e plotë. Ndërkohë, në rast se një mjet targohet për shembull në mars, vlera e taksës së qarkullimit, është e barabartë me vlerën totale të taksës sipas tipit të mjetit pjesëtuar me 12. Shuma e përfituar më pas shumëzohet me numrin e muajve që kanë mbetur deri në përfundim të vitit, në rastin konkret ajo shumëzohet me 10. Për sa i përket automjeteve që dalin përfundimisht nga qarkullimi, taksa do të jetë në raport me muajt që ai ka qenë në
me shume ne gazeten e dale ne shitje