Bjondia e Playboy, tashmë në Parlamentin rus
Tashmë dhe një femër e revistës Playboy, i bashkohet Parlamentit të ri rus. 27- vjeçarja Maria Kozhevnikova është padyshim deputetja më seksi e vendit, sëbashku me Alina Kabaieva, ish-kampionia botërore e gjimnastikës. Për këtë të fundit, mediat kanë pasqyruar lidhjen me djalin e kryeministrit, të cilën gjithmonë e ka hedhur poshtë si version.
Kozhevnikova është e njohur gjerësisht si një aktore e telenovelave dhe në të njëjtën kohë gëzon një popullaritet mjaftë të madh tek të rinjtë. 
Mesa duket kjo ka qënë një nga arsyet më thelbësore pse 27-vjeçarja do të hedhë hapin drejtë politikës.
Triumfet e saj kanë prekur shumë fusha, por suksesi më i madh erdhi vetëm pas realizimit të një fotoje, në edicionin rus të Playboy, ndërsa ka pozuar lakuriq në muajin shtator të vitit 2009.