E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, 7- vite burg për Timoshenkon

7 -vite burg  do të jetë masa e dënimit për ish-kryeministren e Ukrainës, Julia Timoshenko. Gjykata e apelit në Ukrainë ka shpallur Timoshenkon fajtore, ndërsa ajo ka mohuar çdo akuzë dhe hedhur poshtë gjykimin të cilësuar si pjesë të një fushate nga presidenti, Viktor Janukoviç.

Timoshenko është akuzuar muaj më parë për tejkalim të autoritetit në ndërmjetësimin e një marrëveshje të gazit, në vitin 2009 me Rusinë.

Timoshenko ka hedhur poshtë seancën e ankesës duke e cilësuar si një “farsë” dhe ka paraqitur një rast në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›