E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjordi katër vite pas Big Brother

Një nga personazhet më interesante në sezonin e dytë të “Big Brother Albania” ishte Bjordi Mezini. I riu 21 vjeçar që vinte nga Italia zgjodhi një “reality-show” për t’u rikthyer në atdhe.

Megjithatë, pas përfundimit të realitetit 100-ditor, “BB” përfundoi dhe Bjordit iu desh të përballej me një mjedis të ri. Tashmë nuk ishte një njeri i thjeshtë dhe fama ishte një element i ri në jetën e 21-vjeçarit.
Lidhja e dashurisë me një banore të “Big Brother” ishte një arsye që ata të dy të gjendeshin kurdoherë në faqet e shtypit rozë. Por, historia e Bjordit me të atin u bë një pikë referimi nga njerëzit.

Këto katër vite mes Shqipërisë dhe Italisë kanë qenë jo pak të lodhshme për Bjordin. Dëshira e tij e hershme është të bëhët aktor dhe këtë gjë ka filluar ta vendosë në praktikë gjatë bashkëpunimit me emisionin “Pop Channel”.

Një gjë mund të thuhet me siguri, “Big Brother” ndryshoi përgjithmonë jetën e Bjordit, siç pranoi vetë ai në TCH. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›