E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaxha “merakli” ndaj femrave

Kohët e fundit, Adrian Gaxha ka qenë një nga emrat më të përfolur të skenës shqiptare. Suksesi i tij vazhdon edhe këto ditë sa që mendon ta vazhdojë edhe më tutje me projektet e reja artistike.

Në një intervistë për mediat shqiptare, këngëtari nga Shkupi, tregon inatet që ekzistojnë në skenën shqiptare : “Inate gjithmonë ka pasur dhe do të ketë dhe kjo nuk është e keqe, natyrisht kur ato janë pozitive, sepse inati të bën edhe më të fortë. Inatet duhet të shprehen me punë, por jo edhe me bllokime të këngëve dhe sharje”.

Ai njihet si “merakli” ndaj femrave dhe shpesh herë është thënë se ka pasur lidhje me këngëtare e modele nga ato shqiptare, maqedonase e bullgare.

Lidhur me këtë, Gaxha shhprehet: “Merakli është fjalë me shumë kuptime. Për shembull, unë jam merakli për raporte të mira, kurse për lidhje kam pasur, por më shumë lidhje shoqërore me fytyrat publike.” /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›