E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja Rusi-Serbi përçan qeverinë e Beogradit

Beograd - Kabineti qeveritar serb është ndarë më dysh pas mosmarrëveshjeve lidhur me një projekt-marrëveshje prej miliarda dollarësh mes Serbisë dhe Rusisë. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe ata të partisë G-17 kanë paraqitur qëndrime të kundërta lidhur me kushtet e kësaj marrëveshjeje. Kështu, Zëvendës Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç dhe Partia e tij Socialiste janë pro idesë që vendi t’i shesë Rusisë kompaninë kombëtare energjetike pa garanci nga Moska se rusët do të ndërtojnë një tubacion energjie përmes Serbisë. Kurse, Ministri i Ekonomisë Mlladjan Dinkiç dhe anëtarët e partisë së tij G-17 u tërhoqën dje nga ekipi negociues në shenjë proteste ndaj projektmarrëveshjes. Ata kërkojnë që Rusia të japë garanci për ndërtimin e një tubacioni në të ardhmen. Por zoti Daçiç tha se Beogradi nuk mund të rrezikojë të humbasë mbështetjen e aleates së tij politike si rezultat i kërkesave të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›