E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair: Kosova ka shënuar progres të madh

Kosova ka shënuar një progres të madh për 11 vjet. Kështu është shprehur ish kryeministri britanik Tony Blair gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Ai ka thënë që ndihet tepër mirë që e gjen Kosovën në një përparim brenda kësaj kohe që është çliruar.
Ndërkohë, i pyetur nëse ia ka vlejtur ajo që ka bërë për Kosovën, Blair tha se do të ishte e tmerrshme nëse nuk do të reagohej kundër një tendence për spastrim etnik në Kosovë.
Nga ana e tij kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Tony Blair dhe Bill Clinton janë pishtarë të lirisë së Kosovës . Ai e ka falënderuar ish-kryeministrin britanik për gjithë atë që ka bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. çdo ide dhe çdo angazhim që vjen nga Tony Blair për Kosovën do te jetë i pranueshëm për shtetin tonë- ka thënë Thaçi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›