Maqedoni/ Fuere: I shqetësuar për klimën politike
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere e ka vlerësuar si mjaft shqetësuese tonin e dialogut politik midis pozitës dhe opozitës. Diplomati evropian ka kërkuar që aktorët politikë në Maqedoni të veprojnë në frymën e konsensusit dhe gjuhës së unitetit.
Ai ka shprehur shqetësime lidhur me mungesën e takimeve të liderëve të partive politike dhe mungesën e dialogut politik në vend.
"Në nivel kombëtar ka pasur vetëm dy takime midis liderëve politik nga fillimi i vitit e deri tani. Kjo vërtetë është shumë pak për një vend i cili ka aspirata për t'iu bashkuar Bashkimit Evropian. Ajo që më shqetëson është edhe toni i dialogut politik që ka ndodhur në të kaluarën", ka theksuar Fuere.