E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen për vjedhje 3 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të cilët akuzohen për vjedhje. Në një konferencë për shtyp policia e Tiranës ka deklaruar se gjatë një operacioni të koduar "Kilometri 29" janë arrestuar shtetasit Shpëtim Taho 25 vjeç, Artur Konja 39 vjeç dhe Aleksandër Pjetri të cilët akuzohen se i kanë vjedhur një shtetasi grek makinën.

Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në segmentin rrugor Tiranë-Elbasan ku të arrestuarit nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur një shtetasi grek makinën.

Ndërkohë materialet në ngarkim të të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›