E Diel, 1 Nëntor 2026

Blair i bën thirrje Izraelit për heqjen e bllokadës ndaj Gazës



I dërguari në Lindjen Mesme Tony Blair shpreson që Izraeli do të parashtrojë masa brënda pak ditëve për lejimin e mallrave të përditshme në Gaza, por të ndalojë hyrjen e armëve në territorin palestinez.
Blair tha për Reuters gjatë një vizite në New York se heqja e bllokadës tre vjeçare e Izraelit do të jetë një hap i rëndësishëm, dhe do të ndryshojë jetën e banorëve në Gaza. "Shpresoj që brënda disa ditëve qeveria izraelite të ndërmarrë masa që të lejojë futjen e mallrave të nevojshme për jetën e përditshme në Gaza. Kjo do të ishte e nevojshme për njerëzit në mënyrë që të kenë shërbimet e duhura, dhe bizneset e ligjshme të jenë në gjëndje të funksionojnë siç duhet", tha Blair. Izraeli vendosi bllokadën menjëherë pasi Hamasi fitoi zgjedhjet legjislative në vitin 2006. Kufizimet u shtrënguan pasi Hamasi mori në dorë pushtetin në Rripin e Gazës në vitin 2007. Izraeli tha të dielën se do të zhvillojë një hetim të brëndshem pas konsultimeve me SHBA-në ndaj sulmit të flotës së anijes humanitare ku u vranë 9 turq. Edhe pse SHBA-ja përshëndeti masën e Izraelit, nuk është e qartë nëse BE-ja do të jetë kënaqur me një hetim të brendshëm izraelit në incidentin, ku do të përfshihen dy vëzhgues të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›