E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Jemi të hapur për bisedime me Iranin



Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen se rrugët e dialogut me Iranin mbeten të hapura, pavarësisht sanksioneve të reja të miratuara nga Këshilli i Sigurimit ndaj Teheranit. Nëpërmjet një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, një zëdhënës i diplomacisë amerikane u shpreh se Uashingtoni mbetet i hapur për bisedime me Iranin mbi programin e tij bërthamor. Por vazhdoi më tej zëdhënësi, Teherani duhe të bëjë hapa konkrete për sa i përket këtyre bisedimeve. Këshilli i Sigurimit miratoi para pak ditësh masat e katërta sanksionuese ndaj Republikës Islamike të cilat u kundërshtuan nga Turqia dhe Brazili, dy aleatë të SHBA-së të cilët janë edhe nënshkrues të marrëveshjes së uraniumit me Iranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›