E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot përballja Afrikë e Jugut -Uruguaj


Me ndeshjen Afrika e Jugut-Uruguaji startojnë edhe ndeshjet e dyta në grupe në botërorin e Afrikës së Jugut.Vendasit duhet të rrezikojnë gjithçka që të mposhtin amerikano- jugorët dhe të forcojnë pozitat e tyre për të avancuar në turin tjetër ka bërë ët ditur trajneri i afrikano- jugorëve Karlos Alberto Parreira. Për trajnerin brazilain duhet fituar kjo ndeshje në mënyrë që të evitotet gjithçka për gjithçka në ndeshjen e fundit në grup kundër Francës. "Jane edhe vetëm dy ndeshje në grup dhe duhet fituar njëra përndryshe nuk jemi asgjë dhe kjo është shumë e qartë për të gjithë.Nuk mund të presim gabimin e ndonjë skuadre pasi më pas shanset tona do të jenë shumë të vogla", u shpreh ai. " Unë mendoj", ka shtuar Parreira "se ne duhet ta shfrytëzojmë rastin dhe duhet të rrezikojmë gjatë gjithë ndeshjes për të fituar".
Trajneri ka bërë të ditur se mund të ketë dy ndryshime në formacion ditën e sotme në krahasim me ndeshjen e parë.Kapiteni i Afrikano Jugoreve Aron Mokoena ka kërkuar më shumë mbështetje në tifozët në stadiumin e Pretorise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›