E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirgistan, policia patrullon në rrugët e Osh pas luftimeve ndëretnike


Ushtarët kyrgyzë patrulluan të martën në rrugët e qytetit Osh pas luftimeve etnike ku u vranë dhjetra persona. Dëshmitarët thanë se bandat e armatosura i vunë flakën shtëpive dhe i kërcënuan banorwt për t'u larguar. Përleshjet, të cilat filluan natën e së enjtes dhe u shkallëzuan gjatë fundjavës, kanë rritur shqetësimet për Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët veprojnë me bazat ajrore ushtarake. Analistët bëjnë të ditur se nëse Kirgistani jugor bie në kaos, kjo do të ishte një ndihmë për militantët islamistë të financuar nga droga. Në një takim në kryeqytetin Bishkek, kreu i qeverisë së përkohshme Roza Otunbajeva tha se ajo ka lëshuar një dekret që i lejon ushtarët të qëllojnë në mënyrë që të parandalohen përleshjet e mëtejshme.
"Ne kemi dhënë një urdhër. Ne kemi lëshuar sot një dekret që i lejon ushtarët të qëllojnë dhe të vrasin. Por kjo funksionon përgjysëm pasi janë të njohur me njëri tjetrin dhe jo të gjithë i përdorin armët", tha Otunbajeva. Shefi i politikës për OKB-në Lynn Paskoe bëri thirrje për krijimin e menjëhershëm të një korridori humanitar për të siguruar ndihma për viktimat e dhunës. Një gazetar tha për Reuters se Osh dukej i qetë ditën e martë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›