E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanc, pas Francës një ekip

Selektori i Francës, Laurent Blanc, planifikon të mbetet në përfaqësuesen e Francës edhe pas Euro 2012, por në mendjen e tij qëndron ideja për ta marrë në dorë ndonjë ekip evropian.

Interi e Chelsea e ndjekin me kujdes trajnerin francez.

“Unë planifikoj ta vazhdoj punën me Francën dhe nuk e kam ndërruar mendjen. Por, ende nuk kemi biseduar dhe nuk jam person që trokas në dyer”, deklaroi trajneri francez për ‘Le Parisien’.

Federata e Futbollit e Francës nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë bashkëpunimin me Blanc apo jo. Gjithçka do të varet nga rrjedha e eksperiencës së tij në Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›